Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për strehimin e 20 gazetarëve nga Ukraina, në koordinim me Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Bordi dhe Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të shtunën me datë 16 Prill 2022, kanë vendosur të ofrojnë hapësirat e transmetuesit publik (zyra, tavolina, qasje në internet dhe të gjitha pajisjet përkatëse të punës) për katër gazetarë nga Ukraina.
Radio Televizioni i Kosovës planifikon t’u ofrojë akomodim në hapësira të punës deri në gjashtë muaj katër gazetarëve ukrainas, të cilët u detyruan të largohen nga vendi i tyre pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në përputhje me dokumentin zyrtar të këtij vendimi, prioritet do të kenë gazetaret gra të cilat do të zgjidhen nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).
Radio Televizioni i Kosovës do të ndajë të gjitha pajisjet e nevojshme në hapësirat e veta të punës si në ndërtesën e televizionit ashtu edhe në atë të radios, ndërsa një bashkëpunim i ngushtë në këtë drejtim do të bëhet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK). /arbresh.info/
lexo edhe:
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...