Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që mos ta dekretojë Ligjin për pagat, pa e tërhequr amendamentin e RTK-së ku me vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës është ndërhyrë direkt në pavarësinë e Transmetuesit Publik, duke e përfshirë RTK-në në Ligjin për pagat.
Sindikata e ka kundërshtuar përmes protestave këtë veprim të Kuvendit të Kosovës sepse RTK ka ligjin e vet dhe është e papranueshme që RTK të shndërrohet nga mediumi publik në atë shtetëror.
I nderuar President, kërkojmë nga ju që t’i mbroni të drejtat e medias në përgjithësi e në këtë rast ta ndihmoni Transmetuesin Publik duke gjetur mundësi ligjore për ta larguar RTK-në nga Ligji për pagat.
Sindikata po ashtu ka organizuar peticion dhe është në përfundim për mbledhjen e nënshkrimeve vullnetare nga ana e kolegëve tanë për ta kundërshtuar vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës për përfshirjen e RTK-së në Ligjin për pagat.
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike