Menaxhmenti i RTK-së e dënon aktin e aktivistit të PSD-së, Nol Nushi i cili pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.
Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik.
RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës.
RTK ka hequr dyert e dyfishta me idenë që të jetë më afër qytetarëve, por jo që kjo të keqpërdoret dhe të pengoj procesin e punës, thuhet në reagimin e Menaxhmentit të RTK-së.
Menaxhmenti reagoi pasi dy aktivistë të PSD-së hyn në studion e RTK-së, në fillim të edicionit të lajmeve qendrore, duke penguar moderatoren.
Lexo edhe:
Spitali i Gjakovës mohon lidhjen me grevën e punëtorëve tekn...
Rrëzohen ankesat, konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit ...
Izraeli sulm ajror ndaj Iranit, vritet shefi i sigurisë Ali ...
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...