Derisa ishin duke u transmetuar lajmet qendrore në Radio Televizionin e Kosovës, një person hynë në studion qendrore i cili mbante në dorë një parullë me mbishkrimin “Radio Televizioni i Kurtit”.
Ngjarja ka ndodhur më të nisur lajmet qendrore në RTK, ndërsa moderatorja reagoi duke kërkuar falje për skenat e ndodhura.
Ajo tha se në mënyrë të padijshme nga ana e stafit dhe redaksisë brenda RTK-së, persona të panjohur hynë dhe shfaqen atë parullë.
E, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili la të nënkuptohet se ky veprim është bërë nga ta.
Molliqaj tha se lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmë të VV-së e sipas tij, redaksia është qeveria.
“Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet”.
“Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj”, shkroi Molliqaj./arbresh.info/
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...