Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në një intervistë për Arbresh.info, përveç tjerash ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit gjatë kohës së Qeverisë Kurti.
Ai tha se lufta kundër korrupsionit ka qenë një ndër prioritetet e Vetëvendosjes.
“Lufta kundër korrupsionit ka qenë një nga prioritetet kryesore të Qeverisjes së Vetëvendosjes, nga momenti kur kemi marrë detyrën. Qoftë në kuptimin e ndryshimit të infrastrukturës ligjore, duke ndryshuar bazën ligjore të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke shtuar kompetencat e autorizimit, por edhe me projektligje tjera siç është pakoja antikorrupsion deri tek byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme ka qenë një përkushtim i Lëvizjes Vetëvendosje”, potencoi Rrustemi.
Deputeti i VV-së theksoi se korrupsioni gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti është zvogëluar, e sipas tij tek zyrtarët publik korrupsioni nuk ekziston.
“Gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes në kuptimin e karakterizimit të qeverisjes së Vetëvendosjes, kur bëhet fjalë për nivelin politik, për ministra e zëvendës-ministra, korrupsion në kohën e Vetëvendosjes nuk ka. Natyrisht mund të ketë korrupsion në nivele të caktuara administrative, e institucionale e nëpër komuna, nuk mund të themi se është zhdukur korrupsioni. Por, korrupsion në nivel të zyrtarëve publik të emëruar nga Vetëvendosja nuk ka”, u shpreh mes tjerash ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Intervistë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...