Reshjet e shumta të borës që kanë vazhduar që nga dje, ka bërë që rrugët e qytetit të Podujevës, të jenë në gjendje jo të mirë, raporton Llapi.info
Rruga e qendrës së qytetit ‘Zahir Pajaziti’ edhe pas pastrimit ajo vazhdon të qëndrojë e vështirë për t’u kaluar.

E, rruga ‘Qëndresa’ është në gjendje të rëndë pas reshjeve të borës, në këtë rrugë sipas banorëve nuk janë parë kompanitë e pastrimit. Edhe rruga ‘Skënderbeu’ vazhdon të jetë e vështirë e kalueshme, raporton Llapi.info.

Gjendje jo të mirë e ka edhe rruga ‘Bedri Bajrami’ e cila lidhet me rrugën ‘Zahir Pajaziti’ kjo rrugë vazhdon të jetë me borë, dhe e vështirë për qarkullim.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...