Segmenti Kukës-Morinë vazhdon të mbetet pjesa më e rrezikshme e udhëtimit në Rrugën e Kombit. Përgjatë 17 km të saj, në pjesën më të madhe të urave, drejtuesit përballen me vështirësi dhe duhet më tepër vëmendje.
Gropa të hapura, rrëshqitje dheu në anë të rrugës, dëmtime të sinjalistikës, i mbrojtëseve metalike e mbi të gjitha devijimet që shfaqen papritur e që në kohë me mjegull, dëborë apo dhe gjatë qarkullimit natën janë të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.
“Ka mbetur përgjysmë, që prej disa vitesh, është një rrezik për të gjithë”, thotë një drejtues automjeti.
“Nata është shumë problem”, shprehet një tjetër drejtues automjeti.
Shqetësim tjetër për këtë segment është edhe mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve si dhe vjedhja e rrjetave mbrojtëse. Aksidentet nuk janë të pakta në këtë aks, por asnjë person nuk është ndjekur penalisht deri tani për dëmtimin e rrugës./TopChannel
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...