Për vetëm 3.66 kilometra gjatësi dhe 7 metra zgjerim, kompanisë kontraktuese nga Ministria e Infrastrukturës, “K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K”, nuk po i mjaftojnë as një vit për ta përfunduar.
Ani pse për ta përfunduar këtë rrugë, kompania në fjalë ka kontraktuar me MI-në janë dy kontrata, raporton Arbresh.info.

Rruga që lidh Urën e Veternikut me hyrjen e Komunës së Graçanicës, konkretisht segmenti nga nyja te Gorenja deri në Hajvali, ka nisur punimet më shumë se një vit më parë, por ende nuk është përfunduar.
Kontrata e parë ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe konsorciumit “K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K”, u nënshkrua më 26 prill 2024, me vlerë prej 1,737,811 euro, dhe afat për përfundim të punimeve prej 135 ditësh. Por, ky afat ka kaluar — dhe rruga jo vetëm që nuk është funksionale, por është kthyer në burim kaosi për qarkullimin.

Në tetor të vitit 2024, Ministria e Infrastrukturës dha një tender të dytë me vlerë 173,140 euro për punë shtesë në të njëjtin segment rrugor, duke e çuar koston totale mbi 1.9 milionë euro. Edhe këtë herë, të njëjtës kompani iu besua zbatimi i projektit, përmes një procedurë të negociuar, pa garë të hapur.
Arbresh.info, ka kontaktuar kompaninë kontraktuese për rregullimin e kësaj rruge, “PAPENBURG & ADRIANI”, për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të mos përfundimit të punimeve.
Ata për Arbresh.info kanë deklaruara se punimet janë në përfundim dhe se projekti do të përfundojë brenda vitit 2025.
Sa i përket pyetjes se pse ishin nënshkruar dy kontrata për të njëjtin projekt, zyrtarë të kësaj kompanie thanë se kishin dalë punë të paparashikuara.
“Punimet janë në përfundim e sipër, përfundojnë gjatë këtij viti. Ka punë shtesë, por pyetni ministrin”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.
Arbresh.info ka kërkuar qëndrim edhe nga Ministria e Infrastrukturës për fazën aktuale të punimeve dhe arsyet e vonesave, por nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare.

Bellaqa: Rreth 2 milionë euro për vetëm 3.6 kilometra rrugë, kërkon arsyetim të plotë ekonomik
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Jakup Bellaqa, thotë se vlera prej rreth 2 milionë eurove për një rrugë rreth 4 kilometra kërkon arsyetim dhe dokumentim.
Në një prononcim shprehet se projektet infrastrukturore të financuara nga buxheti i shtetit, si ky i zgjerimit të rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, duhet të planifikohen dhe menaxhohen me kujdes të veçantë.
‘Sa i përket projektit te zgjerimit te rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graqanicës , ku për ketë projekt janë ndarë rreth 2 milionë euro për 3 kilometra ky projekt do te duhej te realizohet sipas një plani te fizibilitetik ekonomik dhe duhet te jetë apo te zhvillohet sipas transparencës publike ku shpenzimet e financave publike duhet te realizohen duke respektuar ne bazë të Ligjit mbi menaxhimit e financave publike, dhe pas realizimit te këtij projekti do te duhej të bëhej nga auditorët e jashtëm te shtetit një auditim dhe se si është shpenzuar paraja publike e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.
Derisa Ministria e Infrastrukturës i ik përgjegjësisë, banorët janë në hall me këtë rrugë tash e një vit. Një nga banorët e kësaj zone, që udhëton çdo ditë në këtë rrugë, shprehu zhgënjimin e thellë për vonesat dhe gjendjen aktuale.
“Kjo rrugë ka filluar në fillim të vitit të kaluar, planifikimet kanë qenë që të kryhet për 6 muaj, sot jemi në 2025 dhe nuk është kurrkund. Vështirësi ka shumë kolona ka shumë, një pjesë është me gropa shumë. Automjetet e kompanisë që punojnë janë tërë ditën në rrugë, ku e bllokojnë një kah të rrugës dhe tërë ditën jemi në kolona. Me njerëzit e ministrisë gjithmonë jemi ankuar, por ata po i japin disa arsyetime të vetat “jo një kompani e ka filluar, e ka lënë ajo”, pohon ai për Arbresh.info./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia