Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Një i tillë është shënuar edhe sot në orët e pasdites në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka edhe lënduar.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prizrenit.
“Rreth orës 17:44 minuta, policia është njoftuar për një vet aksident në komunikacion, në rrethin në Bozhdarhane, që lidh rrugën “Ukë Bytyqi” me rrethin. Një automjet i tipit Golf, duke mos iu përshtatë shpejtësisë së lëvizjes në atë rrugë, si pasojë ka goditur tri shtylla elektrike të cilat edhe i ka dëmtu dhe është rrokullisur. Si pasojë janë lënduar tre persona”, ka thënë ai.
Osmanollaj gjithashtu ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, ku njëri nga ta është në gjendje më të rëndë./arbresh.info/

Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës