Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, njofton zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai tha se njësitet kompetente po merren me kompletimin e procedurave për rastin.
“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut e autostradës, nga vendi i ngjarjes ,autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës), njofton se ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit