Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK), ka mirëpritur Miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
“RROGRAEK” vlerëson se Ligji për Mbrojtjen e fëmijëve është ndër Ligjet me të rëndësishme, pasi ka qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, abuzimit dhe keqpërdorimit të tyre.
Drejtoresha e RROGRAEK-ut, Shpresa Agushi ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm, sa u përket mbrojtjes së të drejtave të të gjithë fëmijëve në Kosovë, pasi që tashmë të drejtat e fëmijëve do të mbrohen me ligj.
“Çdo fëmijë, pavarësisht nga përkatësia e tyre socio-ekonomike ose etnike, duhet të gëzojë kujdesin, shëndetin dhe mirëqenien e nevojshme dhe të kenë qasje në shërbime cilësore. Asnjë fëmijë nuk duhet të shfrytëzohet apo abuzohet. Andaj Miratimi i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është një lajm i mirë”, ka thënë ajo.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...