Rrjeti i Grave të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Mirëpo, RrGK nuk pajtohet me vendimin e gjykatës për 15 vjet burgim ndaj Arbër Sejdiut.
Kjo organizatë vlerëson se ky dënim është i ulët, raporton Arbresh.info.
Megjithatë RrGK mendon se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t’i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykatës Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë”, thuhet në reagim.
RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Vrasja e Marigona Osmanit, sot shpallet aktgjykimi ndaj Krivaqës dhe Sejdiut
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...