Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj Vitore Stavileci, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi.
“Dhunën nuk e arsyeton asgjë dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë është akt qyqar dhe i ulët”, thuhet në reagim.
RrGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes pa marrë parasysh përkatësitë politike, zgjedhjet e tyre për të ardhmen e tyre dhe fjalët e shprehura”.
Andaj RrGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejt në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politike nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...