Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A5 i Termocentralit “Kosova A” është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në sistem.
Në njoftimin e KEK thuhet se ndalja e njësisë është bërë me qëllim të parandalimit të çfarëdo defekti potencial me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.
Në operim janë aktualisht katër njësi: A3, A4, B1 dhe B2.
“Për qartësi dhe transparencë ndaj opinionit publik, theksohet se në kushte të zakonshme operimi KEK funksionon me katër njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave me temperatura të ulëta është angazhuar maksimalisht për të vënë në operim edhe njësinë e pestë. Si rezultat i këtij angazhimi, KEK ka arritur të operojë, për një periudhë, edhe me pesë njësi prodhuese njëkohësisht”, thuhet në njoftim.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...