Banorët e Hajvalisë në Prishtinë, po përballen me problemet e kanalizimit. Rrjedhja e ujërave të zeza po i pengon ata të lëvizin lirshëm në rrugën “Shkëndija”.
Banori i kësaj rruge, Milazim Vitia, ka thënë se ky problem po i pengon edhe nxënësit e shkollës të cilët lëvizin çdo ditë për të shkuar në shkollë
“Kjo rrugë i pengon nxënësit dhe qytetarët. Këtu është mbyllur ndonjë pusetë dhe prej katër muajsh askush nuk ka marrë ndonjë iniciativë për të rregulluar këtë problem”, thotë Milazim Vitia.
Madje ai thotë se qarkullimi në këtë pjesë do të bëhet më i vështirë gjatë stinës së dimrit.
“Ne jemi në fillimin e dimrit. Kur pritet bora e parë pas një apo dy javësh këtu do të formohet një akullnajë me trashësi të ndryshme dhe nuk mund të kalohet rruga as në këmbë as në automjete”, shton tutje Milazim Vitia, përcjell Telegrafi.
Përveç Vitisë, prapa kamerave edhe banorë te tjerë janë ankuar për këtë problem. Ata janë shprehur se gjendja e kësaj rruge është që katër muaj, sipas tyre, Komuna e Prishtinës, ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë.
RTV Dukagjini ka provuar të marrë përgjigje nga Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë, mirëpo këta të fundit nuk kane qenë të qasshëm. /Telegrafi/
28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në ...
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...