Shtimi i numrit të punësuarve në Kryeministri, e ka detyruar Ministrinë e Financave që zyrtarët e disa njësive organizative, të cilët me vite të tëra kanë pasur zyrat në ndërtesën e Qeverisë në sheshin “Skënderbeu”, t’i zhvendos në objekte private. Kjo do t’u kushtojë taksapaguesve kosovarë hiq më pak se 12,600 euro në muaj apo 151,200 euro në vit, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse pushtetarët kishin premtuar se brenda një kohe të shkurtër institucionet publike do të largoheshin nga objektet private, në realitet ka ndodhur e kundërta, pasi shuma e mjeteve për pagesën e qirave është rritur nga viti në vit. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, shpenzimet për qira janë rritur për 22 për qind apo na 1.57 milionë ne 1.92 milionë. Bazuar në këtë deri në fund të vitit taksapaguesve kosovarë do t’iu kushtojë mbi 7.6 milionë euro shpenzimet për qira.
Zyrtarët e departamentit të Tatimit në Pronë, Departamentit të Auditimit të Brendshëm, Departamentit të Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave, Departamenti Qendror Harmonizues, Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat si dhe Divizioni për Raportime financiare të cilat kanë qenë të vendosura në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës që ndodhet në sheshin “Skënderbeu”, janë vendosur në objektin privat në rrugën “Tringë Smajli”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit