Sot paradite është mbajtur një takim pune, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, ku përveç eprorëve të policisë, morën pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren Imer Hoxha dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Sylë Hoxha.
Sipas raporteve dhe statistikave që u prezantuan, vërehet se në këtë gjashtë mujor janë realizuar pothuajse të gjithë objektivat e parapara sipas planifikimit.
Mësohet se veprat penale të raportuara në Rajonin e Prizrenit në krahasim me vitin paraprak, janë më pak dhe sipas statistikave rezulton me minus 16.77 përqind. Ndërsa, zbulimi i veprave penale ka ngritje për 13 përqind.
Nga raporti i publikuar shihet se gjatë vitit 2014 nuk ka pasur asnjë vrasje, ndërsa në periudhën gjashtë mujore të këtij viti kanë ndodhur dy vrasje.
Ndërsa, sa i përket numrit të lëndimeve trupore, gjashtë mujorit të vitit 2015 ka rënie të dukshme nga 28 sa ishte vitin e kaluar ka rënë në 12.
Me lëndimi të lehta trupore po ashtu ka pasur rënie nga 268 sa ishin vitin e kaluar në 133 raste këtë vit. Bashkë me numrin e lëndimeve, këtë vit ka rënë edhe numri i vjedhjeve, si atyre të rënda po ashtu edhe atyre të lehtave.
Ndërsa, sa i përket grabitjeve, vitin e kaluar kanë qenë të lajmëruara 19 raste, ndërsa këtë vit 6.
Nga 7 sa ka qenë numri i aksidenteve me fatalitet, këtë vit numri ka rënë në dy.
Ngecje në realizimin e planifikimeve ka në realizimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata për gjobat e papaguara nga qytetarët që kanë kryer kundërvajtje.
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...