Të gjitha vendvotimet në komunën e Mitrovicës janë hapur në ora 07:00 të mëngjesit, raporton arbresh.info.
Ekipi i portalit arbresh.info gjendet në shkollën fillore ‘Avdullah Shabani’ saktësisht në qendrën e votimit 1102X, ku ka folur edhe menaxheri i kësaj qendre Haki Shyti. Ai ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe deri më tani nuk është raportuar ndonjë problem që do ta dëmtonte procesin.
“Falë përgatitjeve që janë bërë, kemi startuar me kohë dhe gjithçka ka pasur rrjedhë normale deri në këto momente”, ka thënë Shyti. Ai më tej ka shtuar se kanë dalë 3 mijë votues në 16 vendvotime.
“Deri më tani kanë dalë 3 mijë votues e cila është qendra më e madhe dhe janë 16 vendvotime. Për momentin është shtuar numri i votuesve edhe na gëzon fakti dhe presim deri në përmbyllje të vendvotimeve të ketë edhe votues tjerë që do të kryejnë obligimin e tyre si qytetarë”, shtoi Shyti.
Po ashtu në këtë qendër kanë drejtë votimi mbi 13 mijë a 967 persona. Ndërsa sa i për ketë parregullsive Haki Shyti tha se një person ka gjetur nënën e tij në listë edhe pse ajo kishte vdekur para 10 vite ai tha se për këtë rast nuk kam ndonjë informacion. Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë më fotografimin e votues në këtë qendër. Shyti tha se ka qenë dhe organet kompetente janë duke u marrë më këtë rast./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1601658503232569/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK