Fluksi i vizitorëve nga Kosova që vizituan Shqipërinë për qëllime turistike, gjatë muajit shtator u rrit me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur INSTAT.
Edhe pse prej 17 shtatorit 2018 në “Rrugën e Kombit” nisi implementimi i taksës për qarkullimin e automjeteve, kjo nuk ka ndikuar në fluksin e lëvizjes, transmeton ATSh.
Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 % ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar. Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë.
Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për qëllime turistike, kjo e favorizuar edhe nga moti i mirë, me destinacion bregdetin shqiptar.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...