Mbi 1 mijë raste kanë kërkuar trajtim vetëm në Klinikën e Neurologjisë derisa në repartin e neuro-pediatrisë brenda vitit marrin trajtim deri në 500 fëmijë.
Pacientët me epilepsi po ballafaqohen jo vetëm me stigmë, por në institucionet publike po mungojnë barnat e shërbimet e avancuara.
Mijëra të prekur nga epilepsia trajtohen brenda Klinikës së Neurologjisë.
Por punëtorët shëndetësorë, sikur edhe pacientët, vazhdojnë të sfidohen çdo ditë.
Kushtet infrastrukturore janë të papërshtatshme, aq sa inspektorati i mbylli disa dhoma për shkak të rrjedhjes së ujit e kundërmimit të erës, raporton RTK.
Pacientët i blejnë barnat vetë, ndërkaq profesionistët shëndetësorë, ndonëse janë në dijeni për avancimin e aparaturave, detyrohen të punojnë me metoda të vjetra.
“E rëndësishme për përvojën tonë është që të gjithë pacientëve që janë në spital të ju vendoset vija venoze në mënyrë që të intervenohet sa më shpejtë”, tha Nexhmedin Shala nga Klinika e Neurologjisë.
Kurse Naim Zeka, Klinika e Pediatrisë, tha se 20 vjet pas luftës këtu ende nuk bëhet video eeg-ja si procedurë më e thjeshta. “Barnat mungojnë dhe pacientët i blejnë vet””, tha ai.
Numri i të prekurve me epilepsi është rritur, derisa pacientët vazhdojnë të ballafaqohen me stigmatizim.
“Nuk e di sa është numri i sakt por vetëm në Klinikën e Neurologjisë janë trajtuar 1010 pacientë”, tha Valbona Govori, kryetare e Shoqatës.
Mosprania e drejtueses së Shërbimit Spitalor Klinik Universitarë sot, e cila ishte e paraparë për fjalim në shënimin e ditës ndërkombëtare të epilepsisë, nxiti reagime.
“Po shihet sa e marrin seriozisht, as nuk kanë ardhur këtu”, tha Naim Zeka nga Klinika e Pediatrisë .
Ndeshja mes Finlandës dhe Polonisë u ndërpre për 10 minuta, ...
Hong Kongu ndalon lojën “rebeluese” që lufton komunistët: Fs...
Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçar...
Lansohet aplikacioni për fëmijë “Lulo Përralla Magjike”
Protestuesit mblidhen para ZRrE-së, hedhin pankarta me mesaz...
“Zëri që frymëzonte”, Kurti bën homazhe te varri...