Java e ardhshme parashihet të jetë më e ngrohët se kjo javë që po lëmë pas.
Kështu të paktën parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), shkruan arbresh.info.
Sipas këtij instituti, të dielën do mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurta me diell.
Mëngjesi sipas IHK-së, ka mundësi të paraqet fenomenin e mjegullës, e cila vjen si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.
Po ashtu parashihet që të dielën të ketë edhe rritje të temperaturës maksimale.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell. Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike. Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”.
Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale./arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...