Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) këtë vit shënon 12 vjetorin e themelimit.
Nehat Islami, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, tha se kjo është një ngjarje me rëndësi për mediat e Kosovës.
“KMShK është trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara. Misioni i tij mbështetet mbi bindjet e kodit etik të gazetarisë. Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës e mbron qytetarin “, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se për 3 muaj, kanë vendosur për 52 media. “Ne presim që gjatë këtij viti të kemi qindra ankesa. Ky këshill nuk ia mbanë anën askujt, gazetarët janë organizuar që të zgjidhin vet mosmarrëveshjet”, tha ai.
Sipas tij për çdo vit marrin 150 ankesa.
Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë dhe respektimi në tërësi i kodit etik te gazetarisë sonë, janë baza mbi te cilat vepron KMSHK. KMSHK nuk ka ambicie që të zëvendësoje gjyqet në Kosovë, por me vullnet qe të behet një forum i besueshëm për mediat e shkruara dhe lexuesit e tyre, i paanshëm dhe organ nga i cili burojnë ide te reja për të brumosur gazetaret me njohuri sa me të gjera të etikes së profesionit të gazetarisë.
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...