Policia ka bërë të ditur se në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, rreth orës 20:30 të së premtes, janë arrestuar tre të mitur meshkuj, të dyshuar për përfshirje në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas raportit të policisë, gjatë përplasjes fizike, njëri nga të miturit ka shtënë dy herë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë si dhe dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i mitur është dërguar në mbajtje.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri