Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë i cili dyshohet se ka rrahur për një parcelë një person tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar në bashkëpunim me të dyshuar tjerë. Sipas viktimës të dyshuarit e kanë sulmuar lidhur me ofertën për shitjen e një parcele të shpallur nga AKP-ja. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se një veprim të tillë e ka bërë në shenjë revolte, pasi që viktimën e kishte parë si konkurrent”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë