63 vjeçari, Fahri Humolli ka marrë lëndime të rënda kur duke kaluar pranë Parkut të qytetit, një pishë është rrëzuar dhe i ka rënë sipër.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovës i biri i Humollit i cili ka treguar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, babai i tij ka qenë i shoqëruar edhe nga familjarë të tjerë, dhe katër nipër e mbesa.
Ai ka thënë poashtu se ishte vetëm punë fati që e njëjta t’i ndodhte edhe fëmijëve të vegjël.
Sipas të birit të Humollit, gjendja shëndetësore e babait të tij është stabile ndonëse ai ka pësuar lëndime trupore, përfshirë edhe disa unaza të shpinës të thyera.
I njëjti ka thënë se nga pronarët e kafiterisë pranë ku ka ndodhur ngjarja ka mësuar se ai ka kërkuar disa herë nga Komuna e Prishtinës që pema që është rrëzuar të largohet por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...