Rrëzohet autobusi nga erërat e fuqishme në Istog

13:22 | 6 Shkurt 2020

Komuna e Istogut ka pësuar dëme të mëdha pas erërave të forta gjatë natës së kaluar të cilat po vazhdojnë edhe sot.

Insajderi ka siguruar disa fotografi ku shihet një autobus i rrëzuar si dhe prishje të shtyllave elektrike si pasojë e motit.

Sot gjatë ditës të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Istogut kanë pezulluar mësimin deri në një afat të pacaktuar si pasojë e erës së fuqishme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara