Policia e Kosovës po punon me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë parandalimin e kriminalitetit, luftimin e dukurive negative, menaxhimin e kufirit, mundësimin e lëvizjes së lirë si dhe respektimin e të drejtave njerëzore.
Për të lehtësuar bashkëpunimin, komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës kohë më parë është lansuar platforma digjitale “LAJMËRO POLICINË”, shkruan arbresh.info.
Ky aplikacion/platformë siç është bërë e ditur mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht.
Deri në këtë fazë përmes këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës janë raportuar rreth 8900 raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave tona të përbashkëta për garantimin e një sigurie të përgjithshme dhe inkurajon të gjithë pa dallim që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim dhe në mënyrën më të lehtë për ta, përfshirë këtu edhe lajmërimin e rasteve përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË”.
Raportimi nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...