Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar aksion në Prishtinë, ju janë lëshuar 221 gjoba mandatare, në vlerë prej 48 mijë e 375 euro, raporton arbresh.info
Përmes një komunikate drejtuar mediave, ATK’ja ka bërë me dije se gjatë këtij aksioni janë inspektuar 41 biznese.
“Gjatë aksionit në fjalë janë inspektuar 41 biznese, ku si rezultat 34 prej tyre kanë qenë të fiskalizuara, 20 prej tyre nuk kanë printuar kuponë fiskal, ndërsa 7 të tjera nuk kanë pasur të instaluara pajisjet elektronike fiskale. Nga konstatimet e bëra në teren janë lëshuar 221 gjoba mandatare, në vlerë prej 48, 375 euro”, thuhet në komunikatë.
ATK ka paralajmëruar se aksione të tilla do të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë nga ATK gjatë zbatimit të Legjislacionit Tatimor./arbresh.info
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump