Rreth 4 mijë aplikacione kanë ardhur nga Serbia për në Kosovë pak ditë para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme, me ç’rast qytetarëve serbë do t’u mundësohet që të votojnë në garën e 11 qershorit.
Përfaqësues të lëvizjes “Vetëvendosje” në KQZ thonë se aplikacionet në fjalë kanë ardhur pak para se të përfundojë afati, andaj, sipas tyre, një gjë e tillë mbetet totalisht e dyshimtë. Ndërkaq, ish-drejtues të KQZ-së bëjnë të ditur se edhe para rreth dhjetë vjetësh kishte pasur numër të madh të aplikacioneve të ardhura nga Serbia. Mirëpo, sipas tyre, sikurse atëherë edhe tash duhet të shikohen me kujdes maksimal fletëvotimet, në mënyrë që të mos dëmtohet procesi dhe të mos ketë parregullsi.
Nga ana tjetër, përfaqësues të OSBE-së kanë thënë për “Zërin” se gjatë ditës së votimit do të jenë prezentë në katër komunat e veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë Veriore, por jo për t’i monitoruar zgjedhjet.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve