Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”, në rubrikën “Policia”, është shfaqur aksioni i Policisë gjatë bastisjes së disa lokaleve në Prishtinë.
Pamjet nga aksioni tregojnë përgatitjet e zyrtarëve policorë, planifikimin dhe aksionin e bastisjes së lokaleve në kompleksin e njohur si “Lesna” në kryeqytet, nën dyshimin për ushtrim të veprimtarive të kundërligjshme.
Gjatë operacionit të bastisjeve, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar, ka konfiskuara substanca narkotike si dhe armë të ftohta.
Major Safet Jashari, shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, tha se lidhur me aksionin për bastisje të këtyre lokaleve kanë siguruar edhe urdhëresën nga gjykata.
“Kemi edhe një ankesë të madhe të qytetarëve në raport me ato lokale dhe me prishjen e qetësisë aty. Jemi shumë të gatshëm që të këtë plan në detaje ta bisedojmë me të gjithë vartësit dhe ta bëjmë më të mirën në terren”, tha ai.
Ndërkaq, nënkolonel Rexhep Sijarina, drejtor rajonal i Policisë në Prishtinë, tha se aksioni policor në kryeqytet është ndërmarr pas raportimeve dhe urdhëresës së gjykatës.
“Janë ndaluar disa persona të dyshimtë, të cilët janë në kërkesë policore. Po ashtu është gjetur një sasi e lëndëve narkotike, si dhe armë të ftohta, kryesisht thika, brisqe dhe boksa të hekurit”, është shprehur nënkoloneli.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...