Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se në aksin rrugor Dragash – Restelicë, përkatësisht në fshatin Krushevë, rreth orës 20:30 ka ndodhur një rrëshqitje e dheut.
Siç njofton Ministria, kompania e mirëmbajtjes është duke punuar në pastrimin e tërësishëm të kësaj zone, përderisa njëra korsi tashmë është lëshuar për qarkullim.
“Pjesa e rrugës në të cilën po kryhen punimet është shenjëzuar me sinjalistikë paralajmëruese dhe lusim qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment deri në përfundim të pastrimit të tërësishëm të terrenit”, thuhet në njoftimin e MIT-së.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...