Me lejen e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, sot në rrugën “Fehmi Agani” është rrënuar një mbindërtim pa leje.
Drejtori i Drejtorisë se Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se ky objekt ka qenë me leje , por jo edhe për katin e fundit.
Sipas tij, për shkak mospërfilljes së kërkesave të komunës që ky person ta rrënoj këtë kat, është dashur që sot të bëhet intervenimi.

“Pjesa më e madhe është ndërtuar me leje, por kati i fundit jo. Edhe pse i kemi dërguar kërkesë që t’a ndaloj këtë, pala ka vazhduar me ndërtim dhe më 6 janar i është urdhëruar që t’a ekzekutoj ndërtimin. Së bashku me policinë kemi marre vendim që t’a rrënojmë. Pala sot nuk është paraqit ne vendin e ngjarjes”, tha Tahiri
Sa i përket ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës, Tahiri tha se ka tendenca për ndërtime të tilla, por ky ka qenë rasti më i madh.
Sipas të dhënave të Komunës së Prishtinës në vitit 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë regjistruar në Prishtinë./arbresh.info/



Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A