Rrënohet mbindërtimi pa leje në Dardani, Rama: Ligji vlen për të gjithë

18:12 | 24 Korrik 2026
E H

Një mbindërtim pa leje është rrënuar në lagjen Dardania të Prishtinës, ka njoftuar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Përmes një postimi, Rama ka bërë të ditur se veprimi është ndërmarrë si pjesë e angazhimeve për respektimin e rendit urban dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Ligji vlen për të gjithë. Faleminderit qytetarëve aktivë që vazhdojnë të raportojnë parregullsitë në Kryeqytet. Bashkë po mbrojmë rendin urban dhe interesin publik”, ka shkruar Rama.