Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit të fundit në veri të vendit, ku, sipas tij, forcat e xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke plagosur dhe rrëmbyer një qytetar kosovar me inicialet M.V.
Sveçla tha se Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cënuar hapur integritetin tonë territorial, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, xhandarmëria serbe ka tentuar ta vrasë, ndërsa më pas e ka rrëmbyer qytetarin kosovar, në një akt që ai e quan pjesë të politikës së frikësimit dhe ndëshkimit ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë, pjesëtarë të njësive speciale hynë brenda territorit tonë dhe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë”, ka theksuar Sveçla.
Ai shton se Serbia vazhdon politikën e terrorizmit dhe dhunës ndaj atyre që kundërshtojnë qasjen agresive të Beogradit ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të kufijve shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve të Kosovës.
“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë,” ka përfunduar Sveçla./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Konjufca për vdekjen e Nexhat Dacit: Humbje e madhe për botë...
Abdixhiku reagon pas vdekjes së Dacit: Veprimtaria e tij la ...
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...