Në mesin e 1 mijë e 600 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë janë edhe 100 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës janë vrarë 1 mijë e 133 fëmijë.
Ekipi i Zërit të Amerikës ka vizituar një shtëpi në fshatin Poklek të Drenasit, në të cilën janë vrarë 23 fëmijë nga mosha 6 muajsh deri në 12 vjeç.
“I kanë gjuajtur me pushkë automatike, derisa ia ka marrë mendja se i ka vrarë të gjithë ka dalë nga këtu. Eshtrat i kanë çuar në dy cepa. Me kolegët e mi kemi hyrë brenda, i kemi marrë eshtrat në thasë dhe pas lufte kemi bërë varrimin”, ka thënë një familjar. /VOA
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...