Lideri i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahman ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald Trump.
Rrahmani përmes një postimi në Facebook u shpreh krenar që mori pjesë në këtë ceremoni, teksa potencoi se është i lumtur që kauza e koalicionit të tyre, për dy gjini u miratua edhe nga presidenti, Trump, shrkuan Arbresh.info.
“Jam i nderuar që isha i pranishëm në këtë ceremoni madhështore të marrjes së detyrës nga Presidenti Donald Trump. Një moment historik dhe një atmosferë e jashtëzakonshme! Me krenari përfaqësoj vlerat dhe parimet e Koalicionit për Familjen, për të forcuar lidhjet me aleatin tonë më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja, tradita dhe vlerat konservatore janë themeli ynë!Ky është një hap domethënës në rrugëtimin tonë për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen e kombit tonë”, ka shkruar Rrahmani.
Kujtojmë që Donald Trump mori mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, teksa në zgjedhjet presidenciale mposhti kundërkanditaten, Kamala Harris./Arbresh.info/
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`