Disa persona janë përfshirë në një përleshje në Prishtinë.
Motivet e kësaj përleshje nuk dihen, mirëpo Policia e Kosovës bën të ditur se ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën Fehmi Agani.
Ai ka bërë të ditur se nuk ka të arrestuar në këtë rast dhe se të dyshuarit janë identifikuar përmes targave të veturës dhe policia është në ndjekje të tyre.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në Rr. “ Fehmi Agani” në Prishtinë është duke ndodhur një rrahje në progres, Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin. Bazuar ne informacionet fillestare te dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, targat e te cilit janë të ditura për Policinë dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime intensive per identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar të involvuar ne këtë incident”, ka thënë Hoxha./arbresh.info



Osmani: Reçaku dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj K...
Kurti: Masakrës së Reçakut, ende i mungon drejtësia
Dy qytetar gjejnë mbi 10 mijë euro në Pejë, i dorëzojnë në p...
KOSTT dhe AKI diskutojnë sigurinë e infrastrukturës energjet...
Prishtina e Re ndanë rrugët me dy futbollistë
Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm