Tetë persona janë shoqëruar në Polici, të përfshirë në një rrahje që ka ndodhur në Fushë Kosovës, rreth orës 18:00, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të PK-së, një person ka pësuar lëndime trupore.
”Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë.
Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.
Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për Rajonin e Prishtinës./arbresh.info/
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...