Me datën 26 korrik 2020, rreth orës 21:50, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se ne sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve tё (mitur), në këtë incident ёshtё përdorur armë e ftohta (thikё), si pasojë njё (1) person kanë pësuar lëndime trupore, i njëjti ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e pastaj ёshtё dërguar në QKUK për shkak të natyrës sё lëndimeve, transmeton arbresh.info.
Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë njёrin nga tё dyshuarit.
Pas njё pune operativo-hetimore, sot me datё 29.07.2020, njësitet e hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur ta arrestojnё edhe tё dyshuarin e dytё.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personave tё dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor./arbresh.info/
FOTO ILUSTRUESE
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...