Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tri viktimave të aksidentit fatal në fshatin Mramor.
Njëherësh ai u ka uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve, në mesin e të cilëve është edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Shkrimi i tij i plotë:
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit të sotëm në Mramor. Lutjet dhe mendimet e mia janë me ju. Kurse të lënduarve, në mesin e të cilëve është edhe ambasadorja turke Kivilcim Kiliç u uroj shërim sa më të shpejtë.RrP
Kujtojmë se sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan tri vetura janë përfshirë në një aksident të rëndë, ku mbetën të vdekur dy persona në vendin e ngjarjes, kurse i treti humbi jetën në spital.
Në mesin e veturave të përfshira ishte edhe ajo e ambasadës turke në Kosovë, ku ishte edhe ambasadorja Kivilcim Kiliç e cila ka pësuar lëndime./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...