Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka ngushëlluar familjen e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
Ai e ka quajtur Vokrrin një frymëzim në kohë dhune si dhe është shprehur mirënjohës për kontributin e tij në pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.
Lexoni të plotë shkrimin e tij në Facebook:
I tronditur nga lajmi i vdekjes së Fadil Vokrrit.
Jemi rritur me të si frymëzim në një kohë dhune, ai ktheu buzëqeshjen tek të rinjtë si në okupim ashtu edhe në liri.
Mirënjohës për kontributin e tij në pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.
Ngushëllime familjes Vokrri e gjithë komunitetit të sportistëve.
Pusho në paqe legjendë që me çdo gol të shënuar ke bërë krenar një komb të tërë! RrP
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...