Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka bërë thirrje për një ekip uniteti në bisedimet Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se nuk kanë kuptim negociatat nëse nuk është e përfshirë opozita.
Më tej Pacolli është shprehur se bisedimet duhet të ndërpriten derisa të gjendet një figurë përfaqësuese negociatore.
Për më tepër lexoni shkrimin e tij të plotë:
Negociatat nuk kanë kuptim pa opozitën!
Bisedimet Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë me konsensus, ku të përfshira të jenë të gjitha partitë opozitare, duke formuar një ekip uniteti sikurse në Rambuje e Vjenë.
Është mirë që për momentin të ndërpriten negociatat derisa të gjendet zgjidhja për figurën përfaqësuese dhe ekipin e dialogut.
Në këtë ekip duhet të jenë të përfshirë njerëzit më kompetentë nga të gjitha subjektet politike. RrP
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...