Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka kundërshtuar mundësinë e kuotave prej 600 mijë emigrantësh që është përmendur për t’u vendosur në Kosovë e Shqipëri.
Sipas tij, një gjë e tillë do të ishte rrezik për sigurinë nacionale, pasi që në mesin e tyre mund të ketë terroristë të infiltruar, shkruan arbresh.info.
Për më tepër lexoni shkrimin e tij të plotë:
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kapacitet të strehojnë emigrantët e refuzuar nga shtetet e BE-së, dhe liderët nuk duhet të pranojnë një kushtëzim të tillë, sepse në mesin e tyre mund të ketë terroristë të infiltruar. Ne solidarizohemi me popullin sirian, mirëpo siguria e përgjithshme është më e rëndësishme. Duhet ta dinë edhe shtetet e mëdha evropiane që ne nuk jemi instrumente në eksperimentet e tyre me politika. RrP
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...