Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli i ka uruar fitoren Agim Bahtirit e Shpend Ahmetit në sigurimin e një mandati të dytë, shkruan arbresh.info
Ai ka uruar edhe Nasuf Aliun i cili në balotazh ishte në koalicion me Xhafer Tahirin e LDK-së e që ka siguruar fitoren.
Sipas rezultateve preliminare Agim Bahtiri ka marrë 52.1 për qind, ndërsa Valdete Idrizi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 47.9 për qind.
Ndërsa këto të dhëna tregojnë që Shpend Ahmeti ia ka dalë të marrë 52.2% të votave kështu duke lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi, i cili ka mbledhur 47.8% të votave.
Për më shumë lexoni shkrimin e tij:
Urime Agim Bahtiri, Nasuf Aliu e Shpend Ahmeti
Fitorja e tyre do të thotë që do të vazhdojmë për katër vite të tjera së bashku me projekte të mira. Besimi i qytetarëve do të shpërblehet me punë të palodhshme e transparencë të plotë. Vota e dhënë do të thotë përgjegjësi. Rr.P
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...