Shefi i Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë për Kartonin e Gjelbër, Rrahim Pacolli i ka uruar ditëlindjen, siç e ka quajtur, heroit kombëtar, Adem Demaçi.
Pacolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se Demaçi, me veprën e tij ka ndritur një popull të tërë, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Sot e feston ditëlindjen e 82-të, Heroi i madh kombëtar, ikona e rezistencës sonë ndaj okupatorit, fituesi i çmimit Saharov për të drejta të njeriut të Parlamentit Europian. Urime ditëlindjën Baci Adem. Rrënofsh përjetësisht sepse Republika e Kosovës do të rron mbi supet e tuaja përjetësisht. Me veprën tënde e ke ndritur një popull të tërë me sakrificën tënde jetësore.
Rr P

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...