Policia e Kosovës, gjatë raportit 24 orësh të saj, ka bërë të ditur se një rast i dhunës në familje ka ndodhur, ditën e hënë në Komunën e Rahovecit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së hënës është raportuar për një rast të dhunës së familje në Rahovec, transmeton arbresh.info.
Sipas njoftimit janë arrestuar dy vëllezër pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje që kishin janë rrahur mes vete.
Policia ka njoftuar se të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas trajtimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Rahovec 06.07.2020 – 01:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Arbresh.info
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...