Shtatë persona janë rrahur mes vete dje në fshatin Resinoc të Lipjanit pas një mosmarrëveshjeje rreth rrjeteve sociale.
Sipas raportit të policisë, gjatë rrahjes është përdorur edhe një thikë ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, shkruan Arbresh.info.
Shtatë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit një i mitur është ndalur për 24 orë.
Ndërsa tjetri për 48 orë.
“VRASJE NË TENTATIVË Resinoc, Lipjan 25.11.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...