Policia e Kosovës njofton se të martën rreth orёs 10:55, ka ndodhur një rrahje mes katër personave në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё.
Personat e përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKMF Klinë, shkruan Arbresh.info
“Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftim.
“Tё gjithё tё dyshuarit janё arrestuar nga njёsitet e Stacionit Policor nё Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) nga ta janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy (2) tё tjerё janё liruar nё procedurё të rregullt”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Të paktën 21 persona të vdekur në Spanjë pas një aksidenti m...
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica