Një person është arrestuar të dielën në fshatin Dardhishtë të Obiliqit pasi dyshohet për dhunë në familje.
I dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fshati Dardhishtë-Obiliq 08.03.2020, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...