Sot, në orën 09:30 do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe tre të tjerëve: Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, lidhur me akuzat për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 11 nëntor, ku Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “zbardhje të fshehtësisë zyrtare”.
Muharremi akuzohet për “ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokuroria thotë se veprimet e të pandehurve kanë shkaktuar një dëm prej 2,912,134.78 euro ndaj buxhetit të shtetit.
“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, ata me dashje ia kanë vënë këtë informacion në dispozicion të një afaristi”, thuhet në aktakuzë.
Hajdari ka reaguar duke thënë se blerjet janë bërë sipas ligjit.
Ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, u arrestuan në gusht 2023, pas publikimit të audio-incizimeve që sugjeronin se disa rezervat, përfshirë vajin dhe grurin, nuk kishin arritur kurrë në Kosovë. Po ashtu, u arrestua edhe afaristi Ridvan Muharremi.
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...